Lirohen protestuesit që bllokuan rrugët
Prishtinë – Shumica e protestuesve të arrestuar të shtunën në protestën për bllokimin e mallrave serbe tashmë janë liruar. Zyrtarët e Policisë së Kosovës se nga 146 protestues të shoqëruar, vetëm 15 po mbahen ende në burg, pasi të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Janë 15 persona, pjesëmarrës në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në dy pikë kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë liruar me procedurë të rregullt. Sipas të dhënave të Policisë totali i të arrestuarve ishte 146 persona. Ndërkohë tani janë vetëm 15, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, me vendim të prokurorit. Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve prej 146 personave, 112 kanë qenë të arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikë kalimit kufitar Merdare, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardhë. Gjatë ditës pritet që policia e Kosovës të dal me një konference për shtyp për të shtjelluar të gjitha detajet e ngjarjes së djeshme. Po kështu priten reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Mësohet së aktualisht kjo e fundit është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme më drejtuesit e partisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Reformat në Birmani, lirohen të burgosur politikë Birmani- Një ditë pas nënshkrimit të armëpushimit me rebelët Keren,...
- Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin Tiranë - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Bari bashkëpërgjegjës për...
- Aksidentët në rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur Dy të vdekur dhe 5 persona të plagosur ka qënë...