E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spiropali: Eva Buzo ia doli, përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cilësoi sot emocionues rekordin e shënuar nga avokatja shqiptare Eva Buzo, e cila përshkoi me not 92 km nga brigjet e Italisë në Vlorë. “Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë”, u shpreh Spiropali, duke vlerësuar arritjen e Buzos. “92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve”, u shpreh Spiropali. Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës. /m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›