Koçiu në urgjencën e Përrenjasit, takim me mjekë dhe infermierë

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në Urgjencën e Spitalit Përrenjas ku zhvilloi një takim me bluzat e bardha.
“Në Përrenjas pata kënaqësinë të takohem me mjekët dhe infermierët, të cilët çdo ditë janë në krye të detyrës duke kryer konsulta mjekësore me qytetarët”, u shpreh ministrja Koçiu. Koçiu theksoi se “përveç kujdesit mjekësor, ata gjithashtu ofrojnë këshilla të vlefshme për qytetarët mbi kujdesin që duhet të tregojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta vere, për të mbrojtur shëndetin e tyre”. Më herët sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e bashkisë së Përrenjasit, Nuri Belba, vizituan qendrën komunitare, që ofron shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në qendrën komunitare në Përrenjas 71 fëmijë përfitojnë çdo ditë nga shërbimet e integruara sociale, ndërsa 33 të tjerë marrin shërbim të specializuar në banesë. /m.m/