E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali: Kuvendi, angazhim për zgjedhje me standardet më të larta demokratike

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Simone Billi, dhe anëtarë Luz Martinez Seijo dhe Andrej Hunko.

Spiropali i informoi anëtarët e ekipit vëzhgues mbi arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe i njohu me përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për realizimin në 11 maj të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve më të larta demokratike.

Në takim ishte e pranishme edhe Julia Re, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Tiranë.

1 nga 3

/a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›