E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali dhe Gashi vizituan Panairin e Librit: Ngjarje e rëndësishme kulturore e letrare

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi vizitua sot Panairin e 27-të të Librit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se ngjarja e rëndësishme kulturore e letrare si panairi ndodh në prag të Ditës së Alfabetit.

Panairi i 27-të i Librit “Tirana 2024”, ngjarja më e shënuar për kulturën dhe letërsinë shqiptare u hap sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Janë gjithsej 90 botues pjesëmarrës në panair, një pjesë e tyre edhe Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Gashi ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryeparlamentares Spiropali.  Gjatë takimit mes tyre Spiropali e vuri theksin te bashkëpunimi dypalësh në fushën e integrimit evropian dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët për shkëmbimin e informacionit e përvojave, të cilat do të rrisin efikasitetin e reformave.

1 nga 11

/k.s/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›