E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali mesazh urimi për Presidenten e re të Asamblesë së OKB

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, e cila ka nisur zyrtarisht detyrën e saj.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara“, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Spiropali garantoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një anëtare e besueshme e OKB-së, kontribuese aktive dhe besnike në ruajtjen e sigurisë, ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›