Në 18:00 protesta e Opozitës, blindohet Kryeministria dhe hiqet kërpudha

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e Kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.
Dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Nën moton “Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë’’, PD fton qytetarët që t’u bashkohen përpara kryeministrisë, në atë që e konsiderojnë si ‘folenë’ e krimit dhe korrupsionit, ku ndahen pazaret me aferat më të rënda korruptive, që rëndojnë familjet dhe xhepat e të gjithë shqiptarëve.
Protesta nis në ora 18:00.

LEXO EDHE: PD mban sot protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë