E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali nderon Papa Françeskun: Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot (24 prill) Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë ku la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Zonja Spiropali u prit nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin shqiptar dhe vlerësimin për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri.

“Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”, shkruan në shënimin e saj zonja Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›