E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel: Diaspora, pjesë dinjitoze e jetës europiane

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në një pritje të organizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale Spiropali tha se shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut janë pjesë aktive dhe dinjitoze e jetës europiane në administratë, në universitete, në kompani ndërkombëtare, në art e kulturë.

“Me mirënjohje të veçantë për secilin prej tyre që di të jetë ambasador i vlerave shqiptare, në veçanti atyre që punojnë për trashëgimin ndër breza të gjuhës shqipe në qytete si Namur, Antverpen dhe Bruksel, ku fëmijët shqiptarë kanë sot mundësinë të mësojnë gjuhën mëmë, historinë dhe kulturën shqiptare”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me zv.presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, me të cilën bisedoi për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale.

Gjithashtu Spiropali u takua edhe me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Europian, Gert Jan Koopman, ku në fokus të takimit ishte  bashkëpunimi intensiv që DG ENEST ka me institucionet e Shqipërisë për agjendën e reformave dhe integrimin e shpejtë.

1 nga 8

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›