E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali në Prishtinë, takon Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës”, ka theksuar Spiropali. 

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›