Spiropali pas marrëveshjes për komisionet: Shpresoj që deputetët e opozitës të votojnë edhe amnistinë penale

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, përgëzon dhe deputetët e opozitës që gjetën një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore.
Sipas saj, Lajm i mirë është se i jemi kthyer normalitetit në Kuvend.
“I përgëzoj deputetët e opozitës. Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën këto janë çështje që PS-ja ka qenë e gatshme që të japim kontribut”, tha Spiropali.
Duke shpresuar normalitet në seancat plenare, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shtoi se, “ të ënjten seancat parlamentare do të jenë më të plota, transparente për publikun, Qeveria është e gatshme që këto propozime t’i diskutojmë. Do të diskutojmë të gjitha ligjet, siç është rasti i amnistisë”.
“Ne nuk kemi bërë asnjë lloj negociate, nuk kemi bërë asnjë lloji marrëveshje, asnjë lloji pazari. sigurisht do ta diskutojmë të gjitha ligjet dhe, ato që janë në të mirë të publikut sikurse është dhe rasti i amnistisë, urojë që deputetët e opozitës do ta votojnë. Së pari për misionin e tyre kushtetues dhe detyrimin që kanë ndaj qytetarëve. ”, tha Spiropali.
/rtsh.al/