Spiropali pret VanHorn: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në takim Të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn.
Spiropali u shpreh se bashkë me urimet recpiroke, me Van Horn shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadës së SHBA, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
“Diskutuam mbi partneritetin strategjik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët”, theksoi Spiropali.
Spiropali e njohu Të ngarkuarën me Punë, VanHorn, me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar, duke nënvizuar se, “në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqem nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, konstruktivitet, racionalitet e transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën”.
1 nga 3/r.e/a.f/