E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali pret ambasadorin e BE-së: Integrimi, prioritet kyç i legjislaturës së re

Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. 

Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato  diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes, dhe transparencës së procesit të integrimit europian.

“Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›