E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali pret ambasadorin e Italisë: Forcim i partneritetit strategjik

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Spiropali i uroi suksese ambasadorit Alberti dhe shprehu besimin se, gjatë misionit të tij në Shqipëri do të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike dhe aleate.

Ambasadori Alberti i dorëzoi më 24 janar Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Marco Alberti pason në këtë detyrë Fabrizio Bucci, i cili u largua nga pozicioni i ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar.

1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›