E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali prezantohet si drejtuese politike e qarkut Shkodër: Jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët

Ministrja Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e PS-sw pwr qarkun e Shkodrë. E shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, Spiropali mbajti një takim të shkurtër me strukturat në selinë e PS.

Teksa zgjedhjet lokale po afrohen, Spiropali premtoi se PS do t’i ofrojë më të mirën qytetarëve të Shkodrës.

“Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku”, tha Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›