E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2023, Rama mbledh më 7 dhe 8 tetor kryebashkiakët dhe drejtuesit e PS në qarqe

Në kuadër të zgjedhjeve vendore 2023, socialistët kanë nisur nga puna për organizimin dhe propozimin e emrave që do të propozohen për 61 bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama do të mbledh në Durrës më 7 dhe 8 tetor kryebashkiakët dhe drejtuesit e PS në qarqe pikërisht për të raportuar punën e bërë por edhe vendosur objektivat që duhen arritur për zgjedhjet e 2023.

Ky takim vjen pas atij të Pogradecit, ku Rama mblodhi kryebashkiakët të cilët raportuar para publikut të gjithë punë e bërë dhe problematikat e hasura në bashkitë që drejtojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›