E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali takim me përfaqësuesit e Forumit për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë, zbardhen diskutimet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë Forumin për Europën Lindore dhe Qendrore të Parlamentit të Saksonisë.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Spiropali u shpreh gjatë takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve tjetërsohen edhe nëpërmjet bashkëpunimit me qeveritë e Landeve dhe Forumet Parlamentare, të përbërë nga parlamentarë, politikanë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›