Spiropali uron papa Leone XIV: Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, qoftë me Ju

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar papa Leone XIV.
Në mesazhin e saj Spiropali u shpreh se, “paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, qoftë me Ju, Ati i Shenjtë, dhe me të gjithë ne”.
“Habemus Papam! Kardinali Robert Francis Prévost, Papa Leone XIV, është udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari Papë amerikan në histori”, theksoi Spiropali.
“Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, nga zemra e Krishtit të ringjallur, qoftë me Ju, Ati i Shenjtë Papa Leone XIV, dhe me të gjithë ne, besimtarët, njerëzit, popujt e kombet në të gjithë botën!”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.
/r.e/a.f/