Spitalet me pagesë, absurdi i radhës
Po flas me eksperiencën e Amerikës, se me duket shume e ngjashme kjo tentative. Vërtetë në Amerikë është pak a shume e njejta gje por për spitalet private dhe jo ato shtetërore. Vetem në spitalet private është ky diferencim, kurse në spitalet shteterore për të gjithe është falas, prandaj pushtetarët tane duhet ta mendojne mire dhe të mos bejne gomarllëkun e radhës. Aq me teper që ata kanë shume për të bere për hapjen e vendeve të punes që afrojnë sigurimet për të punësuarit dhe zbatimin e ligjit për këtë nga privatet. Ne na pëlqen të jemi si bota, por e bëjmë këtë allashqiptarçe.