Serbisë i kërkohet arrestimi i Mlladiqit
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Serbisë që të pasojë arrestimin e ish udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, me ndalimin sa më shpejt që të jetë e mundur të komandantit të tij të luftës, Ratko Mladiq.I ngarkuari amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se SHBA ishte gëzuar nga arrestimi i zotit Karaxhiq dhe shpresonte që gjenerali Mlladiq të kishte së shpejti të njëjtën fat.
Franca tha se Bashkimi Evropian priste arrestime të tjera.
Avokati i zotit Karaxhiq konfirmoi se do të luftonte përpjekjet për ekstradimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku ai përballet me krime lufte.
Ai ka tre ditë kohë për të depozituar apelin.
"Unë nuk besoj se ata do ta pranojnë apelim tim, por dua të pengojë planet e tyre për ta ekstraduar atë."
"Unë do të përdorë mundësitë ligjore për të apeluar deri ditën e fundit të mundur që është e premtja."
"Radovani ndihet shumë mirë, ai është më i qetë se unë, ai është shëndoshë," tha avokati i Karaxhiqit, Sveta Vujaçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se arrestimi i zotit Karaxhiq tregonte se vendi i tij ishte i angazhuar me vendosmëri për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
"Ne demonstruam se duam të bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian, ne duam të jemi një faktor esencial për paqe, duam të bëhemi një aktor rajonal për stabilitein rajonal."
"Ne jemi me të vërtetë të angazhuar për paqe dhe sundimin e ndërkombëtar të ligjit, qoftë përsa i takon bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, qoftë në mbrojtje të sovranitetit tonë përsa i takon Kosovës," tha zoti Jeremiq.
Para arrestimit të tij, Radovan Karaxhiq ka jetuar në kryeqytetin serb, Beograd ku praktikonte mjekësinë alternative dhe shkruante artikuj për një revistë.
Ai kishte fshehur identitetin e tij përmes një mjekre të gjatë të bardhë dhe mustaqeve të dendura, mbante syze me skelet të trashë dhe as kolegët e tij nuk mund ta njihnin.
Flokët e tij dikur të dendura ishin mbledhur topuz mbi kokë.
Zoti Karaxhiq jepte leksione në qendra lokale të komunitetit nën emrin e pretenduar Dragan David Dabiq.
Ai madje kishte edhe një faqe internetit ku bënte reklamë shërbimet e tij mjeksore për trajtimin e sëmundjeve si diabeti, depresioni dhe artriti.
Ai mendohet se udhëtonte rregullisht në sistemin publik të transportit pa u njohur nga njerëzit e thjeshtë.
Karaxhiq: Në Hagë? Jo!
Avokati që ka marrë në mbrojtje ish-liderin serb në Bosnie, Radovan Karaxhiq, ka deklaruar se mbrojtja tashmë do të fokusohet në luftën për mostransferimin e Karaxhiq nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara, drejt Hagës, ku ish – liderido të përballet me akuzat për krime lufte dhe genocid.
Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic, arrestimi i Karaxhiq përbën një nga detyrat që BE ka vënë si kusht për anëtarësimin e Serbisë në familjen evropiane. “ Një nga prioritetet e qeverisë së Serbisë është rruga e sigurt drejt anëtarësimit në BE.
I vetmi problem mbetet tashmë bashkëpunimi i plotë me gjykatën ndërkombëtare”- ka thënë Jeremic. Ndërkaq, për Olli Rehn, Komisioner për Zgjerimin në BE, arrestimi i Karaxhiq përbën një hap më pranë anëtarësimit në BE. Radovan Karaxhiq,
63 vjec pas arrestimit dy ditë më parë, i është nënshtruar një seance pyetësore Gjykatës Serbe. Ndërkaq, i lirëvazhdon të mbetet një tjetër i kërkuar nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladic, por ky i fundit duke pasur lidhje të forta me ushtrinë dhe shërbimin sekret serb, UDB, mund të bëjë më shumë rezistencë se Karaxhiq. Akuzat për Karaxhiq janë të lidhura me luftën në Bosnie në mesin e viteve 90, si dhe masakra e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem.
Të akuzuarit për krime lufte apo gjenocid të gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, përballen me një sërë akuzash, dhe në rast se vetëm njëra prej tyre vërtetohet, atëherë i pandehuri shpallet fajtor, për akuzat e ngritura kundër tij.