Spitali Hygeia:Shmangia e alkolit çelësi për një mëlçi të shëndetshme

Vaksinimi për hepatitin B veçanërisht tek fëmijët e vegjël , një dietë e duhur me përmbajtje të vogël alkolike dhe ushtrimet fizike të përditshme janë masat e nevojshme parandaluese për reduktimin e pasojave të sëmundjeve të mëlçisë. Zbulimet më të fundit në shkencën e mjekësisë në fushën e sëmundjevet të Heparit, (mëlçisë)ishin në qëndër të konferencës së oganizuar nga Spitali Hygeia në Tiranë. Dimitrios Tsantoulas, shef i Departamentit të Hepatologjisë në Spitalin Hygeia në Athinë, u shpreh se 40 përqind e sëmundjeve të mëlçisë shkaktohet nga konsumimi i alkolit dhe nga obeziteti.
Kjo është konferenca e pestë shkencore që organizohet, nga spitali Hygeia në Tiranë. Mëlçia si organi kryesorë metabolik i organizmit të njeriut paraqet një larmi patologjish, monitorimi dhe trajtimi të cilave kërkon njohuri moderne dhe specifike si dhe bashkëpunimin e shumë specialiteteve.