E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podujevë:Vret vëllanë për një cigare

Xhafer Kajtazi nga fshati Dumnicë e Poshtme e Podujevës është vrarë nga vëllai i tij, Rr. Kajtazi , pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur ndërmjet tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se rreth orës 8:00 të mëngjesit njësitë policore në Podujevë e kanë marrë një informacion se në fshatin Dumnicë e Poshtme ka të shtëna me armë zjarri.

“Njësitet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekun e Qendrës Emergjente në Podujevë dhe në vend-ngjarje kanë gjetur viktimën, i cili, sipas mjekut familjar, ka qenë pa shenja jete. Deri tani Policia ka arritur të kuptojë se në vendngjarje ka pasur të shtëna armësh, ku është gjetur një pushkë e gjatë 7.62 mm, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja”, është shprehur zëdhënësi Kelani. Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër dhe dy karikatorë me 16 fishekë.

“”Kufoma me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas orës 12 nga njësitë policore”, tha Kelani.

Sipas burimeve të mediave , viktima dhe i dyshuari kanë qenë vëllezër dhe të dy me të meta mendore. Ndërsa, sipas të njëjtave burime, vrasja ka ndodhur kur viktima kishte dashur ta sulmojë me një shkop vëllanë, pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë një cigare, kurse i dyshuari e ka qëlluar me pushkë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›