Spitali amerikan sensibilizim për duhanpirësit
Duhanpirësit e rregullt që kanë kaluar të 50-at kanë mundësinë për t'u diagnostikuar, ne lidhje me pasojat produktit të dëmshëm në zemër dhe mushkëri. Spitali amerikan në Tiranë, me rastin e festave të fundvitit vjen me një fushatë sensibilizuese kundër duhan-pirësve, duke ofruar në të njëjtën kohë paketë shërbimi falas për këtë kategori, në të cilën përfshihet kontrolli pneumologjik-kardiologjik. Diagnostikimet me skaner pranë klinikës amerikane, i përkasin fjalës së fundit të tekonologjisë. Aparati në fjalë është i vetmi i këtij lloji në shqipëri, dhe unik në të gjithë rajonin. Kostoja e diagnozës nëpërmjet këtij skaneri ëhstë mbi 400 euro për person. Paketa diagnosikuese e cila do t'u ofrohet falas duhanpirësve mbi moshën 50 vjeç, bazohet në shifrat alarmante të konsumimit të produktit në shqipëri. Sipas OBSH, duhani është shkaku I 35% të vdekjeve nga kanceri tek meshkujt dhe 15% të vdekjeve tek femrat. Ndërsa në 90% të rasteve ai është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive. Po ashtu, edhe rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek personat duhanpirës.