Vodafon "Hap një dritare" projekti në ndihmë të të verbërve
Vodafon Albania në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve Shqiptar, do të bëj të mundur për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, vecanërisht të verbërit, të kenë njohuri rreth kompjuterit dhe të mund të navigojnë në internet. Projekti "Hap një dritare", i cili uprezantua në një konferencë ku mërnin pjesë përfaqësues të shoqatës, të ministry së punëve sociale dhe asaj të arsimit, vjen në ndihmë të këtij target grupi. Kjo gjë largon akoma dhe më tepër barrierat dhe sfidat me të cilat duhet të përballen të verbërit. Është një sensibilizim i opinionit publik, por që kërkohet të shkojë dhe më tej. Kërkesa nga shoqata e të verbërve nuk është vetëm për solidarizim, por ai kërkon, që ashtu sikrse Fondacioni Vodafon Albania hap një dritë jeshile për të verbërit, qeveria duhet të hartojë projekte ku të verbërit të kenë mundëshi akoma dhe më të mëdha punësimi. Nga ana tjetër një mbështetje në këtë ditë për të verbërit është e shënuar sepse është një hap përpara në rritjen e nivelit të tyre intelektual. Zv.ministria e punëve sociale dhe shanceve të barabarta Marjeta Zace, thekson se për këtë kategori personash nuk do të mungojë kurrë përkrahja. Një përkrahje këtë herë ka ardhur nga Fondacioni Vodafon Albania, që në rrugën e gjatë të projekteve humanitare, kontribuon dhe sjell në jetë këtë projekt vërtetë human. Nisma "Hap një dritare" është rezultati i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave nga shoqëria civile për të mbështetur sado pak të verbërit. Natyrisht, që një ndihmë të madhe jep dhe Fondacioni Vodafon Albania si përfaqësuesi më i denjë i komunitetit të biznesit. Kjo bëhet jo vetëm për të patur standarte bashkëkohore, por për të integruar në shoqëri dhe të verbërit, si pjesë në nevojë e shoqërisë.