Spitali i Kurbinit drejt përfundimit

Puna për ndërtimin e spitalit të Kurbinit i ngritur nga themelet pas tërmetit të 26 Nëntorit po vijon. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjate inspektimit të punimeve të kësaj godine tha se ky institucion që do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe 3 pavione për shërbimet e specializuara.
Ministrja Manastirliu ka kërkuar të punohet me intensitet në mënyrë që me plotësimin e banorëve në banesat e reja, struktura spitalore të jetë gati edhe në funksion.
Spitali i Kurbit po ndërtohet në një sipërfaqje prej 2516 m2 dhe pritet të përfundojë brenda muajit mars të këtij viti. Më shumë se 46 mijë qytetarë të bashkisë Kurbin do të përfitojnë shërbim shëndetësor.