Pandemia, rritet numri i mungesave në shkolla

Gripi stinor, virozat si dhe varianti Omicron që po qarkullon ne vendin tonë duket se janë shkaktarët kryesor në përgjysmimin e numrit të nxënësve në një pjesë të klasave.
Mungesa të shumta ka dhe në mësues , ku në një pjesë të rasteve ata zëvendësohen, dhe në disa të tjera jo.
Prindërit sqarojnë se edhe pse i frikësohen pandemisë, fëmijët nuk duhet të privohen nga mësimi me prezencë fizike në shkollë , pasi nëse kjo do të ndodhte dëmi për ta do të ishte shumë i madh.
Pas ndryshimit që ndodhi në nisje të vitit shkollor nga mësimi me turne në mësim me kohë të plotë, Ministria e Arsimit nuk ka aplikuar më gjatë këtyre muajve skenarë që kanë të bëjnë me shkurtimin e orëve mësimore apo mësimin e kombinuar.