E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Lushnjës: Siguria sipas standardeve teknike, asnjë avari në repartin e oksigjenit

TIRANË, 15 shkurt /ATSh/  Spitali rajonal i Lushnjës reagoi sot lidhur me deklaratat publike për sigurinë në repartin e oksigjenit në Spitali Rajonal Lushnjë, duke sqaruar se dokumentacioni i cituar i përket periudhës para 31 dhjetorit 2024.

Sipas njoftimit për mediet, reparti i oksigjenit nuk ka të parashikuar një pozicion formal përgjegjësi në organikë, ndërsa për nevoja organizative është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës, në përputhje me praktikat funksionale të institucionit.

Në njoftim bëhet e ditur se fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa bombulat e oksigjenit furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësinë për gjendjen e tyre teknike. Deri më sot, sipas njoftimit, nuk ka pasur avari teknike apo shpërthime.

Gjithashtu theksohet se zhvendosja e pavijoneve për shkak të rikonstruksionit është kryer sipas një plani të miratuar, duke respektuar standardet teknike dhe me dijeni të ministrisë.

Drejtoria e spitalit mbetet e angazhuar për sigurinë e pacientëve dhe punonjësve dhe e hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›