Vllaznia mund Elbasanin, shkëputet në krye të klasifikimit

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Sfida Vllaznia-Elbasani, që uli siparin e javës së 24-t të Superligës shqiptare të futbollit, është mbyllur me rezultatin 2-1 për kuqeblutë.
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” dhuroi mjaft emocione deri në sekondat e fundit. Kuqeblutë udhëhoqën deri në minutën e 80-të me rezultatin 1-0, falë golit të Bekim Balajt në minutën e 23-të, ndërsa Elbasani barazoi përkohësisht në minutën e 81-të përmes Boye.
Pas këtij goli, loja mori një rrjedhë tjetër, me vendasit që ushtruan presion në portën e miqve dhe në minutën e 97-të Kevin Dodaj gjeti golin e dytë për Vllazninë, duke i dhuruar fitoren dhe shkëputjen në krye të klasifikimit.
Me këtë fitore, kuqeblutë ngjiten në kuotën e 48 pikëve, 5 më shumë se ndjekësja Egnatia, që ka 43 pikë, dhe 6 pikë më shumë se Elbasani, që tashmë mban vendin e tretë me 42 pikë.
Rezultatet
Vora-Egnatia 1-1
Teuta-Bylis 2-1
Dinamo City-Flamurtari 1-1
Partizani-Tirana 2-0
Vllaznia-Elbasani 2-1
Klasifikimi: Vllaznia 48 pikë, Egnatia 43, Elbasani 42, Dinamo City 36, Partizani 33, Teuta 30, Vora 26, Tirana 21, Bylis dhe Flamurtari 20 pikë.
/a.f/