E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiunazhi, arrestohet në Rumani diplomati rus

Rumania ka arrestuar nje diplomat rus me akuzen e spiunazhit, 24 ore pasi nje diplomat rumun u arrestua ne Moske me te njejten akuze. Diten e hene Sherbimi Sekret Rus i kishte kerkuar Gabriel Grecu, diplomatit rumun ne Rusi te largohej nga vendi brenda 48 oreve.

Autoritetet ruse bene te ditur se Grecu ishte ne dijeni te informacioneve ushtarake sekrete dhe nje dite me pare eshte publikuar nje video ku tregon Grecu-n i cili merr nje pako te lene ne nje kase sigurie te nje super marketi nga nje person i paidentifikuar.

Pak me pas, Grecu u arrestua nga policia ruse nderkohe qe ministri i jashtem rumun foli per nje sere dhunimesh te protokollit diplomatik nga ana e autoriteteve ruse.

Marredheniet midis Rusise dhe Rumanise jane shume te tensionuara qe kur qeveria ruse pranoi te mbante tre bateri raketash si pjese e mburojes raketore qe Shtetet e Bashkuara instaluan ne Europe.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›