FSHF- UEFA-s: "Kombëtarja në “Loro Boriçi” për eliminatoret e evropianit"
TIRANE- Kombëtarja shqiptare e futbollit mund t’i luajë dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2012 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Pasi i nis ndeshjet në Grupin D më 3 shtator në fushën e Rumanisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe pret në fushën e saj fillimisht Luksemburgun (më 7 shtator), ndërsa më pas përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës (më 10 tetor).
Federata Shqiptare e Futbollit synon t’i spostojë kuqezinjtë në kryeqendrën veriore të vendit për këto dy ndeshje, pas problemeve me drejtorinë e stadiumit “Qemal Stafa”, impiantit që njihet si tempulli i Kombëtares.
Institucioni që drejton sportin e futbollit i ka dërguar një kërkesë zyrtare UEFA-s, për ta lejuar Shqipërinë që të luajë në Shkodër. Kërkesa është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.
Numri 2 i federatës deklaroi se "i kemi dërguar një kërkesë UEFA-s për t’i luajtur në Shkodër ndeshjet me Luksemburgun dhe Bosnjën. Ky vendim ka ardhur pas mosmarrëveshjeve të shumta me ‘Qemal Stafën’. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se ky stadium dhe mbi të gjitha fusha, janë në kushte të papërshtatshme për ndeshje të nivelit si Kampionati Europian”.
Vetëm pak kohë më parë federata kishte shprehur publikisht shqetësimin për gjendjen e terrenit në impiantin më të madh në vend. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, drejtuesit e futbollit kanë theksuar se drejtoria e stadiumit në kryeqytet nuk ka marrë asnjë masë për ndërrimin e tapetit, pavarësisht se diçka të tillë e kishte miratuar edhe Ministria e Sporteve.
Por, konflikti ndërmjet FSHF-së dhe “Qemal Stafës” lidhet me pagesën që këta të fundit kërkojnë për ndeshjet e përfaqësueses. Bëhet fjalë për një shifër më të lartë se një milion lekë të reja, e cila është kontestuar nga federata e futbollit në vendin tonë.
(d.b/BalkanWeb)