Spiunia koreanoveriore: Si vrava 115 njerëz
Spiunia më e famëshme e Koresë së Veriut,e cila vendosi një bombë në një avion,duke i marrë jetën 115 udhëtarëve,foli në një intervistë të radhë për një program Australian.
Kim Hyun-hee,që ishte mësuar të adhuronte Kim Jong-il si një Zot,tentoi disa herë të vriste veten pas arrestimit . Ajo më pas u ekstradua në Korenë e Jugut,ku u dënua me vdekje,por jo vetëm që nuk u ekzekutua,ajo u fal dhe tashmë bën një jetë të zakonëshme dhe është nënë e dy fëmijëve.
Historia e pabesueshme e jetës së 51-vjecares,u rrëfye për herë të parë në Australian Broadcasting Corporation. Në vitin 1987,e shoqëruar nga një agjent tjetër,Hyun-hee vendosi një bombë të sofistikuar në një avion,gjatë udhëtimit nga Europa në Bahrein.
Bomba,e programuar për të shpërthyer në pjesën e dytë të fluturimit,nga Bahreini në Korenë e Jugut,i mori jetën 115 udhëtarëve.
Atentati u krye me urdhër të diktatorit të atëhershëm Kim Jong-il, i cili dëshironte të dekurajonte turistët,për Lojërat Olimpike të Seulit,në vitin 1988.
Në Bahrein,spiunia u arrestua së bashku me babain për falsifikim dokumentash. Të dy tentuan të vetëvriteshin me cigarette që kishin marrë me vete,por ndërsa partneri i saj ia doli,Kim u kap në kohë dhe u pengua të vriste veten.
Më vonë ajo u zhvendos në Korenë e Jugut,kur u dënua me vdekje,por duke u gjykuar nga gjëndja e saj dhe duke vlerësuar se urdhëri kishte ardhë direct nga diktatori Jong-il,gruaja u fal dhe u lirua.
Sot ajo është e martuar dhe me dy fëmijë dhe bën një jetë të jashtëzakonëshme në Seul,por cdo ditë ngrihet me frikën se spiunë koreanoveriorë mund të mbërrijnë për ta vrarë. P.K