E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria e humbur shkakton edhe dhimbje fizike

ndarjeDhimbja që të shkakton dashuria e humbur është njësoj si ajo që të shkakton një plagë në trup. Në të dyja rastet aktivizohen të njëjtat neurone. Eksperiencat e dhimbëshme fizike lënë të njëjtat shenja tragjike sit ë një tradhëtie,të një refuzimi apo të një dashurie të humbur.

Sipas,shkencës vuajtja që ndjejmë pas një dashurie të përfunduar megjithatë nuk nis nga zemra por nga truri.

Kjo bëhet e ditur edhe nga një studim i drejtuar nga Ethan Kross i Universitetit Michigan. Ai ka ekzaminuar me rezonancë magnetike,një grup vullnetarësh duke mësuar përgjigjen e trurit sa herë që këta kujtonin dhimbjen e braktisjes,sa herë që u tregohej atyre fotografia e të dashurit të humbur.

Më pas testi është përsëritur njësoj duke shkaktuar vullnetarëve një dhimbje fizilke. Rezultati ishte shumë i qartë: prishja e një mardhënie shkakton të njëjtën dhimbje me të djegurën,thekson NOA.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›