E Martë, 3 Nëntor 2026

Spjegimi i marrëveshjes për energjinë/ A dorëzoi Prishtina sovranitet?

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Spjegimi i marrëveshjes për energjinë/ A dorëzoi Prishtina sovranitet?

Lapsi.al21 June 2022

Serbët e komunave të veriut të Kosovës do të fillojnë të paguajnë energjinë që refuzonin ta shlyenin që prej mbarimit të luftës, në vitin 1999, por kjo marrëveshje e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, do të ketë një çmim të rëndë, sepse ajo rrezikon të kalojë një pjesë të sovranitetit kosovar në favor të një kompanie energjitike serbe. Kompania e quajtur Elektrosever do të kujdeset për furnizimin me energji të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke i dhënë fund një grope prej rreth 60 milionë eurosh që akumulohej çdo vit në buxhetin e dobët të qeverisë së Kosovës.

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, e quajti atë si një sukses. Ai e vuri theksin tek fakti se “për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë faturimi i rrymës së shpenzuar” duke lënë të kuptohet se qeveria më në fund po i detyron edhe serbët të paguajnë njësoj si shqiptarët.

Por historia në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Sepse duke e deleguar mbledhjen e faturave të energjisë tek kompania serbe Elektrosever, Prishtina ka hapur edhe njëherë debatin se sa e kontrollon qeveria qëndrore territorin e Republikës së Kosovës.

Pikërisht këtë aspekt të marrëveshjes theksoi kryenegociatori serb në dialogun e Brukselit. Petkoviç tha se “kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se kemi autonomi në furnizimin e veriut të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me energji elektrike”. Madje si për ta lëvizur gishtin në plagë, ai shtoi se pas kësaj marrëveshjeje është hapur rruga edhe për bisedime për formimin e Asosiacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në fakt, arritja e këtij akordi me ndërmjetësinë e të dërguarit special Lajçak, nuk qe një hap i lehtë për t'u hedhur nga qeveria Kurti. Vetëvendosje dhe aktivistët e saj i kishin anatemuar ashpër qeveritë e mëparshme, sidomos atë të Isa Mustafës kur ishin bërë gati të nënshkruanin një marrëveshje pothuajse identike në vitet 2013- 2015. “Kjo marrëveshje po e rilidh edhe më fuqishëm sistemin e Kosovës me atë të Serbisë, ku Kosova natyrisht është e nënvendosur”, kishte alarmuar atëhere partia e Albin Kurtit.

Pikërisht kjo gjë e ka bërë nënkryetaren e PDK-së në opozitë,Vlora Çitaku, t'i drejtohet kryeministrit Kurti: “Ai duhet të na tregojë se kur e kishte mirë, atëhere apo tani”. Ajo i ka kujtuar Vetëvendosjes se për marrëveshje të tilla, ata dilnin në rrugë me slloganet: “Isa- Hasha, Esat Pasha”.

Pra a po sillet sot Albin Kurti si tradhëtari i dikurshëm i ekzekutuar nga Avni Rustemi?

Kjo pyetje do të endet gjatë në publik pas firmosjes së marrëveshjes për energjinë mes dy kampeve që do të debatojnë nëse i duheshin shpëtuar buxhetit të Kosovës rreth 60 milionë euro në vit, apo se ato nuk ishin aq të rëndësishme në krahasim me moslëshimin e terrenit për serbët në katër komunat e veriut.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rrëfeu në Kosovë një sqarim krejt të ndryshëm nga ai që ka dhënë deri më tani për raportet e afërta me presidentin e Serbisë,...

Nëse të gjitha takimet e mëparshme mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës janë shoqëruar edhe nga rivaliteti personal, nga aftësia për të tërhequr vëmendjen me batuta d...

Atë mbrëmje prilli kur Emmanuel Macron u rizgjodh në krye të Elizesë, të gjithë vunë re atmosferën e çuditshme që dukej se e rrethonte. Asnjë buzëqeshje vezu...

Lajmi më i rëndësishëm në takimin që Edi Rama pasi sot me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, nuk ishte ai që u transmetua në regjinë e kontrolluar t...

Ditën që qeveria bekoi rritjen e çmimit të naftës në nivele rekord, me 165 lekë për litër, kryeministri Rama hodhi një shashkë për konsum publik që nuk kalon do...

Prej 24 orësh, Egert Vargu agjent doganor në Portin e Durrësit është në qelitë e paraburgimit në Durrës, për 45 kilogramë kokainë që u kap në një anije vinte ng...

Nga Edward P. Joseph♦/ Një vizitë në ajrin e pastër dhe ujërat e kristalta të liqenit të Ohrit është gjithmonë një ide e mirë. Ose të paktën, në 90% të rasteve....

Festivali i njohur, "Sunny Hill", nuk do të mbahet në Prishtinë dhe pas kësaj ngjarjeje në dukje kulturore, fshihet një betejë e vërtetë politike ku është përfs...

Edi Rama lutet për ta mirëkuptuar pozicionin e Serbisë dhe të Vuçiçit. Kështu komenton media serioze Politiko, në Bruksel, pas një interviste që ka zhvilluar me...

Prej kohësh në Tiranë ishte parë shpesh Dukagjin Lipa, babai i yllit të Pop-it me famë botërore Dua Lipa. Flitej se po bisedonte për të organizuar një concert n...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›