E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sponsori AIG do ta lërë Mançesterin në vitin 2010

Mançester - Shoqëria e sigurimeve AIG nuk ka pranuar të rinovojë kontratën për të sponsorizuar skuadrën e Mançester Junaited në vitet e ardhshme. Midis shoqërisë amerikane dhe klubit anglez është arritur një marrëveshje që në vitin 2006, e cila përfundon vitin e ardhshëm.

Skuadra e Mançester Junaited përfiton plot 14 milion sterlina në sezon për emrin "AIG" që mban të shënuar në fanellë. Shoqëria AIG është e përfshirë rëndë në krizën financiare që ka përfshirë botën. Para disa muajve kjo kompani ishte në prag të falimentimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›