Fiorentina kërkon shkëmbimin Ivanoviçi - Da Kosta
Fiorentina kërkon të marrë në gjirin e saj mbrojtësin e Çelsit, Branislav Ivanoviç, përpara se të mbyllet merkato e janarit. Për futbollistin 24-vjeçar interesohen edhe skuadrat e Juventusit dhe Milanit.
Marredhënit e Ivanoviçit me trajnerin Skolari nuk janë aspak të mira tek skuadra e Çelsit. Për këtë, drejtuesit e dy klubeve mendojnë të bëjnë një shkëmbim midis tij dhe Manuel da Kostës, që luan aktualisht me skuadrën italiane. Plus kësaj, Fiorentina do të derdhë edhe 7 milion euro në arkat e Çelsit.
Gazzetta dello Sport publikon se nëse transferimi i Ivanoviçit në Itali nuk kryhet në këtë merkato, atëherë kalimi i tij në muajt e verës është i sigurtë.