E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sport, Luftëtari fiton mininalisht ndaj Vlorës

TIRANE- Ekipi i futbollit te Luftëtarit e ka nisur me fitore minimale javen e pare të kampionatit të Kategorisë së Parë të Futbollit ndaj ekipit Vlora.

Ndeshja nisi e qetë për formacionin e djemëve të Mustafa Hysit, i cili drejton këtë skuadër qysh në fillim të kampionatit të vitit të kaluar.

Minutat rrjedhin dhe bashkë me to edhe rastet e Luftëtarit , që në 22’, 23’, 32’, 34’, 41’ me Stojën, Shkozën, Rushanin, mund dhe duhet të kishin shënuar.

Me fillimin e pjesë së dytë, loja merr tjetër panoramë, teksa miqtë zgjohen, por pa rrezikuar seriozisht portën e Selmanit. Minutat 55’, 63', 64’, 67’, janë minuta që flasin për Luftëtarin, por goli i parë dhe i vetëm erdhi në minutën e 77', me anë të 11-metërshit nga Rushani.

Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtarit, tha pas ndeshjes se "ekipi luajti mirë taktikisht, por gjirokastritëve vazhdon t'i mungojë lojtari finalizues.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›