Sporti | 28.04.2010

Ekipi gjerman rekord fitoi në ndeshjen kthyese me rezultatin e thellë 3:0 kundër ekipit francez Olympique Lyon. Të tre golat u shënuan nga Ivica Olic. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mynih pati përfunduar 1:0 për bavarezët. Trajneri i ekipt gjerman, holandezi Louis van Gaal nuk ve në dyshim suksesin e ekipit të tij:
" Bajerni mund të rrahë çdo ekip dhe për këtë arsye në e arritëm edhe këtu. Unë mendoj se ne kemi arritur një rezultat shumë të lartë".Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Golshënuesi Ivica Olic
Ndërsa golshënuesi me tre gola në këtë ndeshje Olic u shpreh:
"Unë nuk e kam besuar që ne do të fitonim me tre gola. Kjo është fenomenale. Por ne këmi luajtur së bashku shumë mirë. Dhe kjo ishte edhe më e lehtë për mua, sepse unë kisha shumë mundësi që të tre golat duhet ti bëja". Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Eufori e tifozëve të Bajernit
Me këtë fitore, ekipi i Bajernit merr pjesë për të dhjetën herë në finalen e një Kupe të Europës, dhe për të tretën herë lufton për trofeun e Ligës së Kampionëve. Sot del edhe finalistja tjetër nga ndeshja mes Inter Milanit dhe FC Barcelonës për tu përballur më 22 maj në Madrid.
Autor: Mimoza Cika -Kelmendi
Redaktoi: Bahri Cani