Barcelona- Inter, përcaktohet në mbrëmje finalistja e dytë e Ligës së Kampionëve

“Kamp Nou” do te prese sot ne mbremje përballjen mbase me te shumëpritur mes Barcelones dhe Interit, ku dy skuadrat do te kerkojne te sigurojne nje bilete per ne finalen e Liges se Kampioneve. Fitorja 3-1 ne ndeshjen e vajtjes favorizon kampionet e Italise, por asgje nuk eshte e sigurte nese Mesi dhe shoket e tij jane ne diten me te mire.
Gjithsesi, Jose Mourinho do te kete ne mendje kurthin me te cilin do te ndaloje spektaklin e kampioneve te Spanjes, qe do te zbresin ne fushe jo vetem per t’u kualifikuar, por edhe per nje hakmarrje ndaj humbjes ne ndeshjen e pare. 100 mije tifozet qe do te jene te pranishem ne tempullin katalanas “Kamp Nou” do te elektrizojne kete sfide, e cila eshte ndezur gjate gjithe javes me deklaratat nga te dyja kampet, aq sa Mourinho eshte shprehur se spanjollet po e kthejne ne nje lufte kete sfide.
“Barcelones i eshte kthyer ne nje fiksim finalja e Champions. Kjo eshte thjesht nje ndeshje futbolli. Gjithsesi ne do te bejme ndeshjen tone per te siguruar kualifikimin”, ka thene trajneri portugez, i cili ka rikuperuar ne kohe per kete ndeshje Wesli Snejder, i cili do te jete ne fushe qe nga minuta e pare.
Nga ana tjeter, trajneri i Barcelones, Pep Guardiola eshte shprehur optimist se skuadra e tij do te permbyse rezultatin dhe do te siguroje nje bilete per ne finalen e 22 majit.
“Me gjithe respektin, nuk me intereson Interi dhe kush eshte trajner. Mendoj vetem per ndeshjen. Do te jete e veshtire, por e gjithe skuadra beson te kualifikimi”, eshte shprehur Guardiola. Skuadra qe do te kualifikohet do te luaje kunder Bajernit te Mynihut ne finalen e Liges se kampioneve qe do te luhet me 22 maj ne “Santiago Bernabeu” te Madridit.