E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja dixhitale Shqiperi-Kosove

E marte 20 Nentor 2012 1719 SALI BERISHA NE PROJEKTTirana dhe Prishtina lidhen me rrugen e kombit por jo vetem. Projekti me vlere 9 milion euro qe bashkon edhe ne menyre dixhitale dy vendet tona eshte inauguruar ne piken e interkonjeksionit te Qafe-Morinit ne Tropoje. Kreret e te dy qeverive Sali Berisha dhe Hashim Thaci e vleresuan projektin dixhital si dhurate per 100-vjetorin e pavaresise qe do te jete lidhja edhe virtuale e shqiptareve. Arqile Gorea kreu i postes shqiptare tregon se autostrada virtuale ka 5 fishuar shpejtesine e internetit dhe sherbimeve dixhitale te Shqiperise me Kosoven por jo vetem. Per kete projekt posta shqiptare ka financuar 2.6 milion euro. Financimi i ketij projekti gjigant eshte bere nga dy kompani shqiptare posta shqiptare Operatori i sistemit te transmetimit dhe nje firme kosovare. Me inaugurimin e autostrades dixhitale ne Shqiperi 5-fishohet shpejtesia e internetit nga 30 giga bit qe ishte tashme ajo eshte bere 140 giga bit. Ne te gjithe vendin jane shtrire rreth 1500 kilometer fiber optike ndersa 180 kilometra fibra vetem ne distancen Qafe-Morine-Tirane.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›