E Diel, 1 Nëntor 2026

Spote apo porno filma?

Shumë yje muzikore - si për shembull Lady Gaga, në spotin “Marry the Night - shfaqen të zhveshura apo gjysmë të zhveshura në spotet e tyre. Ndërkaq, Leona Lewis i përket grupit të këngëtareve që në fokus kanë muzikën, e jo atributet trupore.

Sipas mediave britanike, Lewis ka kritikuar ashpër këngëtaret që fillimisht incizojnë çfarëdo këngësh, pastaj zhvishen në spote, dhe mendojnë se e gjithë kjo është “OK”.

"Mendoj se shumë këngëtareve iu mungon vetë-respekti. Të gjitha ato në spote shndërrohen në objekte seksuale”, thotë ajo për shtypin britanik.

"Është në rregull të krenohen me feminitetin e tyre, por kur shikoj ndonjë spot, në të gjithnjë e më shpesh shoh ndonjë femër gjysmë të zhveshur, dhe mendoj: athua çfarë s’është në rregull me ty? Çfarë po bënë ashtu? Kjo është e tmerrshme dhe pa fije vetë-respekti.

Këto spote më shumë iu ngjajnë filmave për të rritur”, sqaron tutje këngëtarja britanike, Leona Lewis.

Sipas Lewis (27), e cila ka shitur 20 milionë ekzemplarë të albumit të saj nëpër botë, spotet e saj “kurrë s’do t’iu ngjajnë filmave porno”.

Ndaj deklaratave të saj ende s’ka reaguar asnjë këngëtare, megjithëse numri i këngëtareve që mund të konsiderohen “të përmendura” sigurisht që është tepër i madh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›