Dhurojnë libra për BE’në
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori në largim i Francës, Jean Francois Fitou, për të cilin ky ishte aktiviteti fundit.
Ambasadori Fitou u shpreh i kënaqur që ambasada e vendit të tij ndihmon në zhvillimin kulturor të Kosovës.
Udhëheqësja e Qendrës, Belma Bajrami-Kastrati, ndërkaq theksoi se kjo iniciativë e përbashkët e BE’së dhe Ambasadës së Francës hap bashkëpunimin e Qendrës me BE’në, respektivisht, se kjo ngjarje paraqet një hap me rëndësi për kulturën kosovare.
Ndryshe, donacioni i dhënën nga Unioni dhe Republika e Francës përmban libra për fëmijë dhe për të rritur, tituj këta që kryesisht janë në gjuhën franceze. Shumica e këtyre librave kryesisht trajtojnë tema që kanë të bëjnë me BE’në.
Të gjithë të interesuarit për këto tema, mund ta vizitojnë Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Europian, në mënyrë që të njihen nga afër me përmbajtjen e tyre.