E Shtunë, 31 Tetor 2026

Springsteen, në koncertin e Super Bowl

Bruce Springsteen dhe banda e tij e rrugës “E Street Band” do të luajnë gjatë ndeshjës së ardhshme të “Super Bowl-it” amerikan, në një program në Tampa, Florida.

Lajmi është zyrtar tashmë. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës takimi me “Super Bowl” është një nga evenimentet më të rëndësishme të kalendarit sportiv dhe koncerti që mbahet gjatë pushimit të pjesës së parë dhe të dytë është një nga më të ndjekurit.

Në të kaluarën kanë dhënë koncert grupe dhe këngëtarë më famë botërore si “Rolling Stones”, “U2”, Paul McCartney apo Prince.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›