E Shtunë, 31 Tetor 2026

Springsteen, turne boteror nga muaji prill

Ylli i rock-ut, Bruce Springsteen ka zbuluar planet per nje turne boteror, qe starton nga Kalifornia ne muajin prill. 

Kengetari qe fitoi nje Golden Globe per muziken e filmit  “The Wrestler”, konfirmoi mbajtjen e koncerteve ne SHBA dhe Europe ne pranvere dhe vere. Datat europiane perfshijne Stokholmin, Mynihun, Vienen, Romen, Torinon, Bilbaon, Santiagon.

Javen e ardhshme artisti do te kendoje ne ndeshjen e Super Bowl ne SHBA. Springsteen ishte i pranishem edhe ne koncertin e zhvilluar ne prag te ceremonise se betimit te Obames.

Springsteen sapo ka lancuar edhe albumin e tij te fundit, “Working on a Dream”.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›