E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sprint sjell HTC 8XT

Së bashku me lajmërimin e Samsung ATIV S Neo, operatori amerikan i telefonisë mobile, Sprint, ka lajmëruar edhe një smartphone tjetër Windows Phone , të ashtuquajturin HTC 8XT. 

Pajisja e re nga HTC e sjell nga Sprint fuqizohet me procesor dy-bërthamësh Qualcomm Snapdragon 400 të shpejtësisë 1.4GHz, hapësirën ruajtëse me kapacitet prej 8GB dhe RAM memorien prej 1GB.

Specifikat tjera të HTC 8XT përfshijnë kamerën në anën e prapme 8 megapikselëshe e cila mund të incizoj video në full HD si dhe kamerën frontale prej 1.6 megapiksel.

Sprint ende nuk ka bërë të ditura datat e lancimit të kësaj pajisje e as cmimin e saj.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›