E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’duan marrëdhënie me Iranin

Pjesëtarët e rrymës ekstreme islamike në Egjipt tentuan të premten pasdite të hynin në rezidencën e një diplomati iranian në Kajro, në shenj proteste për përmirësimin e marrëdhënieve me Teheranin, pas 30 vjet ndërprerjeje.

Afro 100 pjesëtarë të grupit myslimanë salafi protestuan për shkak të lëvores së fundit të qeverisë egjiptiane, që synon përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin, të ndërprera pas revolucionit islamik, në vitin 1979.

Protestuesit shkulën dhe shqyen flamurin iranian nga rezidenca e diplomatit të Iranit në paralagje të Kajros, dhe në vend të sa vendosën flamurin e kryengritësve sirianë, duke demonstruar kështu mospajtimin e tyre me mbështetjen që Irani po ia jep presidentit Bashar al-Assad.

Por, policia reagoi shpejtë dhe hoqi flamurin e kryengritësve. Shumica e protestuesve salafistë ishin egjiptianë, myslimanë sunnit. Ata, mes tjerash, thanë se janë të shqetësuar me synimet e Iranit për të shtrirë ndikimin shiit në shtetet sunnite.

Pas protestave, oficeri ndërlidhës iranian në Egjipt, Mojtaba Amani, i tha agjencisë MENA se akuzat për përhapjen e ndikimit të rrymë shiite myslimane në Egjipt paraqesin “një gënjeshtër të madhe”.

Egjipti sunnit për Iranin është një burim i fuqisë”, tha Amani.

Ndryshe, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar dukshëm që prej se në qeporin e kaluar për president egjiptian është zgjedhur anëtari i organizatës islamike Vëllazëria Myslimane, Mohamed Morsi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›