E Diel, 1 Nëntor 2026

S’pushojnë demonstratat në Stamboll, dhjetëra të arrestuar

Policia mbetet në sheshin Taksim në Stamboll, ku mbrëmë me qindra demonstrues ishin shpërndarë me topa uji dhe me gaz lotsjellës nga parku Gezi.

Autoritetet kanë arrestuar rreth 80 demonstrues, njoftojnë mediat perëndimore. Lëvizja "Solidariteti" për Taksimin konfirmoi se janë arrestuar 35 aktivistë të tyre. Ata bënë thirrje edhe sot për demonstrata të reja në parkun Gezi.

Situata momentalisht është e qetë, patrullat policore vazhdojnë të patrullojnë në rrugët ku janë strehuar demonstruesit. Në disa bulevarde në qytet ka pasur protesta në të cilat pjesëmarrësit i kanë dënuar aksionet e Qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›