Stacion i ri zjarrfikëseje në Fier, do të shtohen 10 efektivë dhe një autozjarfikëse

Me një fond prej 62 milionë lekësh ka nisur në Fier puna për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikëses.
Shef i Shërbimit Zjarrfikës në Fier, Zija Hyka tregon se “do të jetë një ambjent me dy kate, kati i parë do jenë të sistemuar automjetet e zjarrfikës ndërsa kati i 2-të do të jetë drejtoria me zyrat përkatëse”, u shpreh Hyka.
Aktualisht ky shërbim ofrohet nga 30 efektivë, me 4 automjete zjarrfikësesh dhe një autoshkallë. Ndërsa për një efikasitet më të lartë, do të zgjerohet edhe flota e mjeteve.
Ndër vite zjarret e ndodhura në Fier kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, kullota dhe ullishta.
Vitin e shkuar u regjistruan 80 zjarre në këtë bashki, ku dëme të konsiderueshme pësoi zona e Pish Porosë dhe Darzezës, ku sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri shkon ne 800 ha pyll me pisha.
RTSH