E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stajnberg Porosite e Clinton per Prishtinen e Beogradin

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton e cila fillon neser me 12 tetor turneun e saj ne Ballkanin Perendimor gjate qendrimit ne rajon do te transmetoje porosine se SHBA-ja do ti mbeshtese fuqishem integrimet europiane dhe euroatlantike te rajonit por nderkohe do te sjelle edhe paralajmerimet se eshte nevoja qe autoritetet e larta ne Beograd dhe ne Prishtine te marrin disa vendime te rendesishme qe ky objektiv te jete i realizueshem theksoi zevendesi i saj James Steinberg.

Clinton do te bisedoje ne Prishtine do te jete edhe ajo qe ka lidhje me te drejtat e pakices serbe dhe veriun e Kosoves. Ai nenvizoi se Uashingtoni deshiron qe Beogradi dhe Prishtina ta fillojne dialogun per ceshtjet praktike te ndersjella zgjidhja e te cilave do te permiresonte jetesen e qytetareve nderkohe qe vleresoi se duke pasur parasysh dallimet ne qendrimet e tyre nuk do te ishte aspak i dobishem trajtimi i ceshtjeve qe prekin statusin e Kosoves. Znj.

Clinton do te synoje qe te konfirmoje interesimin dhe perkushtimin e SHBA-se ndaj se ardhmes pozitive te te gjithe njerezve ne Ballkanin Perendimor te beje te qarte se ne deshirojme qe te bashkepunojme me qellim qe ata te realizojne te ardhmen europiane dhe transatlantike se jemi partnere se ndajme interesa te perbashketa dhe se jemi gati qe tu ofrojme atyre ndihme e mbeshtetje tha Steinberg duke theksuar se znj. Clinton gjithashtu do tu beje te ditur mikpritesve ne rajon se edhe ata duhet te bejne disa zgjedhje dhe duhet te marrin disa vendime te domosdoshme me synimin qe te sigurojne te ardhmen per popujt e vet. Sipas tij znj.

Clinton do tu jape udheheqesve ne Beograd dhe ne Prishtine disa rekomandime se pari ne e mbeshtesim fuqishem integrimin e Serbise ne Europe konsiderojme se kjo eshte pjese e se ardhmes se saj dhe eshte e rendesishme per Ballkanin Perendimor. Stajnberg gjithashtu nenvizoi se sekretarja e Shtetit te SHBA-se do te pershendese vendimet qe ka marre Presidenti serb Boris Tadic dhe qe mundesojne se bisedimet me Prishtinen te jene sa me produktive qe te dyja vendet te ecin se bashku perpara ndersa do te beje te qarte se SHBA-ja deshiron bashkepunim me Serbine dhe vendet e tjera te rajonit ne kete drejtim.

Kurse ne Prishtine vuri ne dukje Stajnbergu znj. Clinton do te konfirmoje perkushtimin e Uashingtonit ndaj pavaresise dhe teresise tokesore te Kosoves por ne te njejten kohe do tu theksoje lidereve te Kosoves nevojen e krijimit te nje shoqerie tolerante dhe gjitheperfshirese ku te respektohen nevojat dhe interesat e pakices serbe si dhe nevojen e bashkepunimit me Beogradin ne nje menyre praktike per kapercimin e disa sfidave te drejtperdrejta.

SHBA konsideron se eshte e rendesishme qe autoritetet e larta ne Beograd dhe ne Prishtine ta fillojne dialogun dhe ta kuptojne se eshte e parendesishme qe te dyja palet te fokusohen te ceshtje qe kane te bejne me statusin duke pasur parasysh qendrimet e tyre te ndryshme ndaj kesaj ceshtjeje por tema te tilla si doganat dhe telekomunikacioni rekomandoi zevendessekretari i Shtetit te SHBA-se duke theksuar ne fund se ne e kemi bere te qarte se rendesi te madhe ka krijimi i besimit mes popujve dhe se njohja e pavaresise dhe e sovranitetit te Kosoves presupozon edhe pergjegjesine se duhet te kihen parasysh edhe preokupimet dhe problemet e te gjithe opinionit publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›