E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd Gay Pride digjet selia e partise se Tadic

Mbi 50 te plagosur dhe djegia e nje pjese te nderteses se Partise Demokratike forca politike e presidentit Boris Tadic eshte bilanci i protestave te dhunshme mes policise dhe eksremisteve te cilet kerkonin mos mbajtjen e parades se homoseksualeve ne Beograd.

Policia perdori gaz lotsjelles per te shperndare grupet e te rinjeve qe kundershtonin Gay Pride qe kishin zene rruget e kryeqyteti serb per te penguar mbajtjen e manifestimi te homoseksualeve.

Dhjetra persona perfundan nen pranga nderkohe qe mes te plagosurve ndodhen edhe disa punonjes te forcave te rendit.

Kjo ishte parada e pare e homoseksualeve e mbajtur ne Serbi qe nga viti 2001 vit ne te cilin grupe te rinjsh te ekstremit te djathte u perplasen serish me forcat e rendit. Edhe vitin e kaluar mbajtja e Gay Pride u anulua per shkak te kercenimeve nga eksremistet e djathte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›