Stamboll arrestohen 2 gazetare

Dy gazetarë kanadezë, Sasa Petricic dhe Derek Stoffel, të televizionit “CBC-TV News” janë arrestuar nga policia turke në sheshin Taksim, në Stamboll.
Lajmi bëhet i ditur nga vet Petricic, në profilin e tij në Twitter. Motivet e arrestimeve janë ende të panjohura. Gjatë orëve të fundit, shtypi shtetëror dhe disa eksponentë të partisë islamike AKP, të kryeministrit Erdogan, kishin kritikuar mbulimin e manifestimeve nga shtypi i huaj. Turqia, tjetër paralajmërim nga SHBA “Të respektohet liria e civilëve” Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë sërish në lidhje me situatën në Turqi. “Nuk mund të ndëshkohen njerëzit, vetëm se thjesht kanë shprehur lirinë e tyre të të shprehurit”, është paralajmërimi i ri nga Washington-i, për autoritetet e Ankarasë, të cilët ftohen sërish të respektojnë liritë civile të qytetarëve të tyre. “Dënojmë - është shprehur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki - të gjitha tentativat për të provokuar dhunë”. Turqi, vazhdojnë trazirat në Ankara Gaz lotsjellës ndaj manifestuesve Policia turke ka vazhduar me hedhjen e gazit lotsjellës kundër manifestuesve anti-qeveritarë në Ankara. Lajmi bëhet i ditur nga burime të mediave të pranishme në vendngjarje. Në qendër të kryeqytetit, në rrugën Tunali, ishin mbledhur rreth 2 mijë persona. Policia është parë të ndalojë një shofer automjeti, i cili i binte borisë, në shenjë solidariteti me protestën. / Top Channel